Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kryeprokurori Rakipi ka rrëfyer sot në komisionin parlamentar të ligjeve mbi misteret rreth vrasjes së deputetit Hajdari dhe implikimit të Berishës apo personave të tjerë me imunitet në këto ngjarje, pas dëshmive nga bashkëpunëtorët e tij.

Rakipi i ka konsideruar të vlefshme dëshmitë e vëllezërve Haxhia pranë grupit të prokurorëve por ende të pamjaftueshme që Berisha të trajtohet si person nën hetim. Sipas Rakipit nuk ka prova të mjaftueshme që të provojë që Berisha po përgatit vrasje të tjera.

Gazetari:- Zoti Rakipi do t’i kthehet mandati deputetit Berishës.

Kryeprokurori Arben Rakipi:- “Është shpejt akoma. Është e pambyllur historia e 14 Shtatorit zotëri, dhe ju siguroj të gjithëve edhe ata që mendojnë si unë se për 14 Shtatorin s’do ketë asnjë lëshim me Berishën në kry”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame