Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Shpresojmë që nga Shqipëria të mos keni shumë ankesa për procese gjyqësore”. Kështu ka qenë thelbi i deklaratës së kryeprokurorit shqiptar Rakipi  në një takim me kryetarin e gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg. Ky i fundit i ka kërkuar Rakipit më shumë njohje rreth proceseve gjyqësore, hetimeve dhe seancave të pyetjeve me të akuzuarit, në sistemin gjyqësor shqiptar.

Deri tani në Gjykatën e Strasburgut, tha kryetari i saj, nuk kemi në dorë asnjë dosje me ankesë nga Shqipëria, pasi edhe ato pak që janë dorëzuar, kanë ardhur para ratifikimit të marrëveshjes mes dy institucioneve tona. Ne, tha Rakipi, kemi marrë masa që gabimet apo problemet e hasura në proceset gjyqësore të rregullohen këtu në shkallët e ndryshme të gjyqësorit./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj