Lajme Arkiva 2003
Pas tre javësh debate, 5 ditë sharje dhe fyerje Fatos Nano dhe zëvendës kryeministri, Ministri i Jashtëm Ilir Meta, pranuan një rezolutë të propozuar nga sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi e cila mban larg sherret dhe përçarjet. Të paktën deri në zgjedhjet vendore dhe ato kongresuale të Partisë Socialiste.
Gramoz Ruçi: Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë në ushtrimin e përgjegjësive të saj politike dhe institucionale dhe statusore mbështet dhe nxit Kryeministrin të vlerësoj dhe të realizoj në bashkëpunim me kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë mundësinë për përmirësimin dhe përbërjen dhe aktivitetin e punës të strukturave dhe të qeverisë.
Mbledhja nisi të hënën në orën 18:00 dhe përfundoi të martën në orën 12:02 minuta, pra pak më shumë se 8 orë duke arritur pikën më të lartë me kërkesën e zotit Nano për dorëheqje të Ministrit të Jashtëm. Kjo nuk u pranua nga zoti Meta dhe kryesia, të paktën sipas anëtarit të saj Namik Dokle.
“Nano kërkoi dorëheqjën e Metës, por kryesia nuk e pranoi kurrsesi”.
Kryeministri kërkoi dorëheqjen e Metës me arsyetimin se nuk respektonte hierarkinë e institucioneve dhe i lufton ato edhe pse është pjesë e qeverisë./tvklan.al