Edi Rama: “Grupi u mblodh dhe diskutoi në një kohezion të plotë dhe me një vendosmëri më të madhe se asnjëherë për të vazhduar të udhëheqë lëvizjen e re popullore, e cila do të shkojë duke u zgjeruar dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë me protesta të pandalshme në qoftë se Sali Berisha nuk do ta shfrytëzojë kohën që i kemi dhënë për të reflektuar në funksion të forcës së arsyes dhe jo të arsyes së forcës, ndërkohë le t’i lemë këto ditë të festave të mëdha kombëtare e fetare të kalojnë duke uruar që njeriu që mban peng pushtetin e popullit pa i dhënë popullit të drejtën që të shohë votat nga ka dalë parlamenti dhe qeveria, do të thërras arsyen në ndihmë dhe nuk do të ndihmoj në precipitimin e ngjarjeve dhe në rëndimin e rrethanave. Ne jemi të vendosur, ne nuk kthehemi nga rruga jonë dhe unë i qëndroj me forcë në emër të atyre 100 mijë qytetarëve që erdhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por edhe atyre miliona të tjerëve që na ndjekin bindjes se në qoftë se Sali Berisha nuk hap kutitë duhet të iki bashkë me kutitë”./tvklan.al