Edi Rama ka përshëndetur përmes një konference për shtyp projektrezolutën e reporterëve te Këshillit te Evropës për situatën politike ne Shqipëri, por ndërsa ka kërkuar zbatimin e rekomandimeve te saj, ka ripërsëritur kërkesën për hapjen e kutive te votimit, ndonëse kjo çështje nuk është përfshirë ne asnjë rresht te 12 faqeve te projektrezolutës.

Edi Rama: “Unë e ftoj Sali Berishën ta lexojë drejt këtë sinjal të fortë shqetësimi, por edhe sugjerimet konkrete që vijnë përmes këtij sinjali nga Këshilli i Evropës dhe t’i japë fund bojkotit të opozitës. Duke i dhënë popullit opozitar të drejtën të shohë gjithçka ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara dhe gjithçka gjendet në kutitë e mbyllura të 28 Qershorit”.

Po kështu, duke iu referuar rekomandimeve te projektrezolutës, Rama i ka kërkuar mazhorancës ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet, çka ne fakt është pranuar me herët nga kryeministri Berisha.

Ngritja e komisionit u përmend edhe ne rezolute, ne te njëjtin paragraf ku Partisë Socialiste i behej thirrje te hynte ne parlament dhe te angazhohej plotësisht ne veprimtarinë e saj.

Edi Rama: “Ndaj me ta bindjen se dialogu mes forcave politike në një vend demokratik bëhet në parlament dhe përsëris qëndrimin e palëkundshëm të opozitës për të mos u bërë pjesë e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit deri ditën kur e drejta jonë kushtetuese dhe demokratike për hetimin me themel të zgjedhjeve, nuk do të materializohet në një marrëveshje të negociuar mes palëve, e cila t’i hapë rrugë një komisioni hetimor parlamentar me shumicë e kryesim të opozitës dhe me asistencën dhe monitorimin përkatës ndërkombëtar”.

Rama tha gjithashtu se është gati për t’u ulur ne çdo tryeze serioze ku te diskutohet zgjidhja e situatës politike, por ka bere te ditur se refuzon një takim koke me koke me kreun e mazhorancës dhe ka ftuar persona te tjerë qe te kontribuojnë ne këtë dialog.

Edi Rama: “Takimet individuale i kam me Sandrin”./tvklan.al