Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryesocialisti Nano, ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë të të majtëve ballkanik. Gjatë takimeve me drejtuesit e Partisë Socialiste bullgare, Nano theksoi, se tranzicioni drejt demokracisë i vendeve të lindjes, ka ndeshur shpesh mungesat e krijuara nga faktor regresiv të opozitës. Këta faktor duhet të mënjanohen me votë, tha Nano, për të bërë të mundur dialogun me opozitën e ndershme dhe të votuar.
Në vazhdim të turit të tij ballkanik, kryesocialisti Nano, ka takuar drejtuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni. Në këto takime Nano tha, se në situatat e reja politike të krijuara pas rrëzimit të Millosheviçit, shqiptarët duhet të unifikojnë qëndrimin e tyre, para bashkësisë ndërkombëtare./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame