Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi në lidhje me vendimin e qeverisë për ndalimin e tregtimit të naftës D2.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 1 Janar të këtij viti dhe sipas Ramës krijon konkurrencë të pandershme në tregun e hidrokarbureve.

Rama më tej shtoi se qeveria po krijon standarde të dyfishta dhe se duhet të tërhiqet nga ky vendim.

Edi Rama: “Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se mushkëritë e shqiptarëve nuk mbrohen nga helmi i naftës D2 që vjen nga Evropa duke iu futur helmin e naftës D2 që prodhohet në vend.”

Këtë deklaratë Rama e bëri pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të shoqatës së hidrokarbureve.

Vendimi nr.147 datë 21/03/2007 parashikon që nga data 1 Janar 2009 në Shqipëri të mos tregtohet më naftë e tipit D2 sepse kjo lloj nafte ndikon në ndotjen e mjedisit pasi ka përmbajtje të lartë squfuri./tvklan.al