Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ishte në njësinë bashkiake nr.6 në kuadër të një turi takimesh nën moton “Thuaj fjalën tende”, që i shërben hartimit të buxhetit lokal për vitin 2009.

Qytetarët angazhohen në proces për të identifikuar prioritetet dhe adresuar më mirë paratë që investohen në projekte të ndryshme.

Vetëm në këtë njësi kanë përfunduar ose ndodhen në proces  projekte të tilla siç është rikonstruksioni i rrugës lidhëse me fushën e Sharrës, ka përfunduar parcela e parë e depozitimit të mbeturinave, të paktën tre shkolla janë në proces rikonstruksioni,  përfshire dhe ndërtimin e një shkolle të re 9-vjeçare, pesë rrugë i janë nënshtruar procesit të sistemim-asfaltimit.

Edi Rama: “Nuk është e pakët ajo që kemi bërë për të shpëtuar të gjithë këtë zonë nga ndotja dhe nga era e tmerrshme e tymit të plehrave të Sharrës, ku tanimë gjithçka është vënë nën kontroll dhe ku ka filluar përpunimi i mbeturinave sipas standardeve evropiane”.

Gjatë këtyre dëgjesave publike është lancuar dhe projekti më i ri i bashkisë, fondi i komunitetit. Ai parashikon qe 10 % e investimeve me vlerë 3 milion dollarë të ndahen nëpërmjet një votimi qytetar për mirëmbajtje, trotuare dhe lulishte./tvklan.al