Takimi me bazën roze te Shkodrës ne kuadër te garës për kreun e ri te PS, është shndërruar ne një debat me kreun ne detyre, Edi Rama dhe anëtareve socialiste.
Ne pyetjet e tyre te pranishmit ne salle i kërkuan Edi Ramës te dine me shume mbi përgjegjësinë për humbjen, përçarjen e se majtës apo dhe kriteret mbi te cilën u bazua përgatitja e listës se kandidateve për deputete.
Takimi ne Shkodër prodhoi tension dhe reagim te sallës ne momentet kur kryetari ne detyre Edi Rama kërkonte te adresoheshin vetëm pyetje pa komente apo qëndrime shtese te anëtareve roze mbi çështje qe shqetësojnë partine me te madhe ne opozite.
“Unë mendoj se e majta po su bashkua ashtu siç tha Lakrori nuk do fitojë asnjëherë, as në pushtetin lokal, as në pushtetin qendror sa herë që të bëjmë zgjedhjet. Rëndësi ka bashkimi. Ju shoku Rama me të gjithë punën që keni bërë nuk kam ça të them”.
Edi Rama: “Shiko, të lutem, ne kërkojmë pyetje.”
“Pyetja kjo është. Ça do bëni ju që e majta të bashkohet, të marri pushtetin? Çfarë mendoni ju si kryetar partie e pate 4 vjet edhe e çove në humbje e çfarë mendon për të ardhmen? Se fole 20 minuta, s’fole asgjë për të ardhmen.”
Edi Rama: “Qartë”.
“Ai tjetri kishte një program…”.
Edi Rama: “Po të lutem shumë, edhe një herë. Pyetjet, ne jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve? Ju bëtë pyetjet…”.
“Si do shkojmë, e dyta pyetje ishte, si shpjegohet që ju ankoheni për vjedhje, vjedhje e vjedhje kur 50% e komisionit në çdo qendër votimi, në çdo komisionin kanë qenë të majtë socialistë? Atëherë kush e vodhi, o vëlla? E vodhën socialistët?”
“Të lumtë goja”.
Edi Rama: “Kjo që thoni ju është e pavërtetë për një arsye shumë të thjeshtë”.
“Kjo s’është e vërtet mo vëlla”.
Edi Rama: “Më falni një sekondë. Juve bëtë pyetje, unë po ju jap përgjigje. Për një arsye shumë të thjeshtë. Partia Socialiste në 28 Qershor ka dalë forca e pare politike”.
“Tërë jetën ka qenë forca e pare”.
Edi Rama: “Të lutem, të lutem tani.”
“Po tërë jetën mo vëlla forca e parë ka qenë dhe forca e parë do të jetë…”.
Edi Rama: “Edhe një herë tjetër. Partia Socialiste nuk ka qenë forca e parë në vitin 2005”.
“Forca e parë në ministri ka qenë”.
Edi Rama: “Po të lutem pra tani. Rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve është deformuar përmes një operacioni manipulimi dhe korrupsioni elektoral në pjesë të caktuara të territorit të Shqipërisë”.
“Ka parti tjetër që vjen me na bo program? Jeni me partinë, me kryetar Shirokën, a ça e ka ai, apo kemi dhe ndonjë tjetër?”
Edi Rama: “Të lutem shumë, mos…”.
“Jo thashë se nesër unë nuk vij më për një program tjetër, të lutem tashi”.
Edi Rama: “Vetëm pyetje. Nuk jemi këtu për komente. Pyetje.”
“Çfarë do bëni ju të dy po të vini në parti për të bashkuar të gjithë faktorët politik majtas, për të na sjellë në pushtet?”
“Kujt do t’i kërkoni llogari për vjedhjen e votave?! A i kemi patur komisionerët tanë?”
“Duke pasur parasysh rezultatin e fundit, e zgjedhjeve të fundit të 28 Qershorit në katër qarqe të veriut është krijuar një diferencë prej 8 deputetësh mes koalicionit të Partisë Demokratike dhe koalicionit tonë. Kjo ishte fatale sepse kjo diferencë nuk arriti të zëvendësohej ose të kompensohej nga rajonet e tjera të Shqipërisë. Desha me dit me programin tuaj të dy kandidatët sepse këtu nuk e dëgjova a ka ndonjë ide ose ndonjë identifikim të këtij problemi sepse është problem shumë shqetësues edhe ne merremi me Partinë Socialiste në këtë rajon, na shqetëson shumë sesi do të bëhet që e majta mos me pas këtë diferencë.”
Edi Rama: “Unë do vija theksin tek fakti që nuk ka nominime në garën për t’u bërë kryetari apo kryetare e partisë. Ka vetëm ambicie të secilit dhe mundësi për secilin që të konkurrojë. Urdhëro. Zotëri, po i përgjigjem pyetjes së mëparshme. Kini durimin që pasi t’i përgjigjem pyetjes juve të bëni pyetjen tuaj.”
Prej disa ditësh dy kandidatet për kreun e partisë socialiste, Edi Rama, dhe Maqo Lakrori kane nisur ne baze fushatën zgjedhore.
Shpallja e platformave sikundër dhe ne Shkodër e ka përballur Edi Ramën me qëndrimin kundër te shume anëtarëve te PS mbi filozofinë qe po ndjek ai pas zgjedhjeve duke mos njohur rezultatin si dhe bojkotuar kuvendin.
Paralelisht kundërshtaret e Edi Ramës ne forumet qendrore janë angazhuar ne një tur informues ne baze ku ne thelb prevalon qëndrimi për një opozite te forte ne sallën e kuvendit./tvklan.al