KOMisioni reformesKryetarët e Bashkive i kërkuan Komisionit Parlamentar të reformës administrative të rikthejë ndarjen e vendit në bazë rrethesh. Në një seancë dëgjimore të mbajtur nga ky komision, të zgjedhurit vendorë thanë se reforma administrative duhet të zvogëloje numrin e keshilltarëve në qarqe dhe njësitë më të vogla si dhe të përcaktojë qartë kompetencat.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini: “Jam për një Bashki në bazë rrethi dhe reforma të behet njëherë e mirë.  Unë jam për zvogëlimin e këshillave, një numër të vogël e cilësor dhe këshilltarët nuk kanë pse të paguhen.

Një tjetër propozim ishte reduktimi i numrit të bashkive.

Komisioni  Parlamentar i reformes zgjedhore vijon punën pa praninë e opozitës.

TV KLAN