Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kryetari i bashkisë së Elbasanit Hysen Domi i është kundërpërgjigjur akuzave kryesore të bazës, socialiste përpara fushatës elektorale. Duke i cilësuar kritika, kandidati i PS për Elbasanin thotë, se kandidatura e tij pavarësisht nga debatet, u pranua me konsensus në forumet e PS.

Hysen Domi:- “Mundet të ketë një dozë kritike të drejtë nga kjo pjesë që ka kontestuar punën e bashkisë, ose të kryetarit, por që jam i bindur që në fund të fundit, të gjithë mbështetësit nga PS, kandidatin e miratuar nga kryesia dhe një pjesë e organizatave do ta mbështesin”.

Hysen Domi i premton bazës socialiste reformë të thellë në administratën bashkiake edhe pse kryebashkiaku elbasanas, ka shkundur të gjitha përgjegjësitë jashtë vetes, kur bëhet fjalë për katastrofën urbane 13 vjeçare në qytetin e Metalurgjikut.

Hysen Domi:- “Duke gjykuar veprimtarinë e bashkisë së atyre 3 vjetëve dhe të këtij kryetari gjatë tre viteve, gjykoj që pretendimet mundet të jenë objektive, por besoj se më shumë janë subjektive”.

Kryetari i bashkisë Hysen Domi është akuzuar për dhënie lejesh ndërtimi në zonat historiko-kulturore të Elbasanit. Domi është justifikuar duke thënë, se këto leje janë dhënë konform ligjit./tvkan.al

Gazetare – Arta Tozaj