Bregdeti shqiptar ka zënë sërish vend në rreshtat e shkrimeve të mediave të huaja. Këtë herë është revista italaine “The Wom Travel”që ka renditur Ksamilin në mesin e 15 plazheve më të bukura të Evropës.
Ksamili përmendet për ishujt e vegjël të mbuluar me bimësi mesdhetare, të cilat përshkruhen si shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë.
Një nga perlat sekrete të Europës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë, shkruhet në artikull. Lexuesin ftohen për të ndaluar në Ksamil, si një mundësi e mirë për pushimet e kësaj vere.
Plazhi i Ksamilit mbetet ndër më të frekuentuarit në bregdetin jonian, i njohur për ujin kristal apo dhe rërën e bardhë. Bregdeti shqiptar renditet kështu në mesin e plazheve si ato të Greqisë, Spanjës apo Portugalisë.
Tv Klan