Gjykata e Lartë ka vendosur në dhomë këshillimi që të prish vendimin e gjykatës së Apelit për krime të rënda për 5 të pandehur për dosjen e Lazaratit. Ata u akuzuan për kundërshtim të punonjësve të policisë gjatë operacionte të zhvilluar në Qershor të 2014, për asgjësimin e kanabisit në zonën e Lazaratit.

Trupa gjykuese e gjykatës së Lartë, e përbërë nga Vojsava Kola, Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri, kanë vendosur që të prishin vendimin e Apelit dhe të rikthej dojen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Lartë vendosi që dosja të rigjykohet nga e para pasi ka dyshime për shkelje proceduriale, por saktësisht cilat janë parregullësit do të mësohen kur të zbardhet vendimi i arsyetuar.

5 të pandehuri ishin dënuar me 52 vite burg në total. Ata akuzohen se kundërshtuan me armë punonjësit e policisë gjatë kohës kur u zhvillua aperacioni për të shpërbërë “Lazaratin” fshati që ishte kthyer në bazë të kanabisit. Gjykata e Krimeve të Rënda i kishte dënuar përkatësist Arbjon Alikon me 13 vite burg, Gurgaz Skënderi me 11 vite burg, Enrik Skënderi me 10 burg, Alfred Proko me 10 vite burg dhe Beqo Brahimi me 8 vite burg.

5 të pandehurit që do të rigjykohen nga e para, janë të vetmit në mesin e të pandehurve që nuk kanë pranuar të kenë lidhje me kultivimin e drogës në Lazarat dhe goditjen me armë ndaj uniformave blu.

Gjatë operacionit të 2014 policia hasi rezistencës prej orësh tek magazina e Gate Mahmutaj, e cila për nga pozicioni ishte dominant në raport me lëvizjet e policisë, ndërsa një pjesë e grupit u futën edhe në brendësi të fshatit duke zënë pozicione të ndryshme zjarri.

I konsideruar koka organizatore e grupit të zjarrit, Gate Mahmutaj ndërroi jetë në 2021-shin, pas disa vitesh në burg ku kishte marrë dënimin me18 vite.

Klan News