54 vite burg ka dhënë Gjykata e Krimeve të Rënda për 5 të pandehurit e dosjes Lazarati të akuzuar për ngjarjen e vitit 2014, vit kur policia ndërhyri në Lazarat dhe ku banorët bënë rezistencë. Të pandehurit akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë mbetur në tentativë si dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Kështu Arbjon Aliko është dënuan me 13 vite burg. Aliko është i akuzuar edhe për sulmin ndaj policisë në 2015 ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.
11 vite heqje lirie u dhanë për Gurgaz Skenderin. Për Enrik Skenderin dhe Alfred Prokon u dhanë nga 10 vjet burg. Ndërsa Beqo Brahimi u dënuan me 8 vite burg.
Për këta dy të fundit vendimi u dha në mungesë, pasi ende nuk janë arrestuar. Këta persona ishin pjesë e grupit të zjarrit të cilët për 5 ditë qëlluan mbi policinë. Grupi përbëhej nga 16 persona dhe pjesa më e madhe e tyre kërkuan gjykim të shkurtuar.
5 të pandehurit që morën dënimin këtë të premte kërkuan një proces normal dhe gjatë gjithë gjykimin nuk kanë pranuar akuzat duke i quajtur të montuara.
Tv Klan