Ditët më të nxehta të muajit korrik me temperatura që pritet të shkojnë deri në 43 gradë Celsius do të jenë e enjtja dhe e premtja e kësaj jave.
Ditët e njëpasnjëshme me temperatura mbi 40 kanë bërë që kjo valë e të nxehtit që ka mbërthyer Shqipërisë prej më shumë se një jave të përjetohet akoma më shumë.
“Ndonjë zonë mund ta tejkalojë 43. Shkodra, Kopliku, Berati, Elbasani, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, janë zona ku do të shënohen temperaturat më të larta”, thotë meteorologia Lajda Porja.
Në këto 5 vitet e fundit, Korriku i 2023-it ka regjistruar temperaturën më të lartë në Shqipëri prej 43.6 gradësh në Elbasan, që me gjasë nuk pritet të kalohet nga vala e këtij Korriku.
Ndryshe nga pjesa tjetër e territorit, në datat 18 dhe 19, zonat malore do të përfshihen nga rrebeshet e shiut.
Javën e ardhshme temperaturat maksimale zbresin në 40 gradë.
Tv Klan