Lajme Arkiva 2003

“Syri Magjik” kështu titullohet filmi më i ri i regjisorit Kujtim Çashku i cili ka nisur fazën e xhirimeve të tij. Në mbrëmjen e djeshme në sheshin pranë Universitetit të Tiranës, regjisori i njohur së bashku me grupin realizues po punonin për një nga skenat e këtij filmi.

Ai është me skenarë të Vath Koreshit dhe Kujtim Çashkut dhe është një bashkëpunim shqiptaro-gjerman. Subjekti i filmit është marrë nga ngjarjet e zymta të vitit ’97 në Shqipëri dhe trajton marrëdhëniet e mediave me krimin dhe trafiqet. Nëpërmjet këtij filmi regjisori Çashku do ti kujtoj publikut se imazhi që prodhohet nga publiciteti ose qoftë ai komercial mund të bëhet shumë i dhunshëm.

Gazetarja: Zoti Çashku po ju ndërpresim pikërisht këtu në sheshin e xhirimeve, ku ju po punoni për filmin tuaj më të fundit kushtuar mediave shqiptare. Është një film që vjen pikërisht pas një dokumentari që ju keni realizuar mbi këto media. Pse pikërisht kjo vëmendje e juaj ndaj mediave shqiptare?

Kujtim Çashku:  Unë e kuptoj nuk është thjesht për mediat sot është një problem dilemtaik vërtet sidomos në shoqëritë që janë në tranzicion, bërja objekt e së vërtetës  mendoj se është një shenjë që emancipon një shoqëri. Kështu që unë marr spunto nga ngjarjet e ’97, por filmi do të ketë një përmasë jo për të ilustruar siç ishte 97 se sa duke sjellë në fokus pushtetin e 4 që quhet pushteti mediatik. Ndodh shpesh që media mund të luaj një rol emancipues në shoqëri, ose një rol për ta manipuluar opinionin publik kështu që në këtë dilemë vërtitet filmi, te forca për të thënë një të vërtetë dhe për ta manipuluar një të vërtetë.

Gazetarja: Ndryshe nga dokumentari ky është një film artistik. Si lindi skenari i këtij filmi dhe çfarë do të sjellë ai për publikun nga ana artistike?

Kujtim Çashku:  Unë mendoj kjo është një kohë e gjatë. Kemi 5 vjet që punojmë se bashku me zotin Vath Koreshi dhe kemi një punë intensive së bashku me skenaristin , por edhe me aktorët pra kam në rolet kryesore Bujar Lakon, kam Guliejm Radon, Rajmonda Bulkun, Timo Fllokon, Reshat Arbanën, Kadri Roshin, pra një grup aktorësh tashmë mjaft të fuqishëm të ekranit tonë./tvklan.al