Bukurinë e pamohueshme të Rajmonda Bulkut e kemi dëshmuar dhe tashmë në “Rudina” në Tv Klan e zbuluam se sekreti qenkan gjenet e bukura e të hijshme të së ëmës, Arditës që e ka sjellë  për herë të parë në studio.

Rrëfimi i tyre si nënë e bijë vjen ekskluziv duke na treguar lidhjen dhe kujtimet. Nëna e aktores kujton vajzën e saj kur ishte fëmijë dhe e përshkruan si mjaft të ftohtë e të heshtur.

Rudina Magjistari: Si ka qenë Rajmonda e vogël?

Ardita Bulku: Shumë e bukur. Qerpikët i ka pasur mbi vetull.

Rudina Magjistari: Si karakter, si natyrë?

Ardita Bulku: E ftohtë. Nuk lejonte ta prekte njeri.

Rudina Magjistari: Ashtu? Kryeneçe?

Ardita Bulku: Jo. Ishte e heshtur në vetvete, por nuk i afrohej kujt. I thoshin shokët, ne kishim Divjakën që shkonim një muaj e ca për qitje, ushatarakët, dhe shkonim në plazh. I thoshin shokët e Skënderit, “goca e Skënderit je ti?”,  se ishte e vogël. Kjo s’fliste. “Do një çokollatë për të më treguar se kush je?” Nuk fliste.

Rajmonda Bulku: Nuk e pranoja as çokollatën.

Ardita Bulku: Jo, jo fare./tvklan.al