Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot nga sulmet serbe në kufirin shqiptar plagoset rëndë një gazetar kilian. Gazetari 30-vjeçar është qëlluar sot nga snajperat e ushtrisë serbe në pikën kufitare të Morinës. I qëlluar me një plumb në kokë gazetari kilian ndodhet aktualisht në Spitalin Ushtarak në Tiranë duke luftuar me jetën.
Sipas mjekëve të këtij spitali, gjendja e tij është shumë e rëndë. Ai vazhdon të jetë në gjendje kome. Ndërkohë në momentin e goditjes ai ka qenë së bashku me një grup gazetarësh të cilët me vështirësi kanë arritur ta tërheqin në një vend të sigurt e më pas e kanë nisur urgjent me një helikopter drejt Tiranës.
Po gjatë sulmit të sotëm serb janë plagosur edhe dy kufitar shqiptar dhe jëj civil të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego