Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e tij. Ai është i martuar prej 5 vitesh, nga martesa kanë ardhur në jetë 2 fëmijë, njëri 2 vjeç dhe tjetri 4 vjeç. Martesa është bërë me shkuesi. Ai dhe bashkëshortja e tij Shkurta shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, por ka raporte shume te këqia me prindërit e tij. Halili ka treguar se në familje ka patur debate të shumta, sipas tij i ati e ka dhunuar edhe atë dhe nusen e tij si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Tashme ata jetojnë prej 4 muajsh me qera, familja ka marrë madje edhe urdhër mbrojtje në gjykatë për dhunë në familje.
Mirela Milori: Prej nga vini?
Halili: Nga Tirana, por me origjinë nga Kukësi. Kemi ardhur që në vitin 2001. Kam ardhur së bashku me familjen dhe unë isha në moshën 12 vjeç. Historia ime është shumë prekëse dhe e gjatë sepse unë jam martuar dy herë dhe kjo është nusja e dytë që kam. U martova për herë të parë në 2010. Nga ajo martesë lindi djali pas një viti dhe problemi i ndarjes ishin prindërit.
Mirela Milori: Me djalin e madh që ke nga martesa e parë, ke kontaktaktuar, flet, si është raporti?
Halili: Ka disa kohë që jo. Unë jam ndarë në 2015 me gruan e parë.
Mirela Milori: Sa vjet ishte djali në atë kohë?
Halili: Djali ishte 3 vjeç.
Mirela Milori: Ju po thoni se problematika ishte raporti juaj me prindërit, pse?
Halili: Nuk e di, nuk e kuptoj dot. U ndamë në një mënyrë shumë tragjike dhe u martova sërish me dakortësinë e babës.
Mirela Milori: Të dyja martesat kanë qenë me vullnetin e prindërve, jo me dashuri apo me këmbgulje nga ana jote?
Halili: Jo absolutisht.
Mirela Milori: Për Shkurtën dhanë prindërit pëlqimin, më trego si shkoi më tej?
Halili: U martova në 6 Korrik të 2015, atë ditë kur shkova të marr nusen Shkurtën tek shtëpia e prindërve të saj, unë kam patur një histori tragjike si të ishte filmi Ertugrulit që e jep përditë në Tv Klan nga plaku im. Ka ardhur policia sepse mua po më ndiqte me sëpatë.
Mirela Milori: Po pse?
Halili: Nuk e di arsyen, kanë qenë xhaxhallarë, miq, njerëz të afërt dhe ata kanë këmbngulur të lënë dasmën, por fatmirësisht burri i hallës sime dhe xhaxhai im këmbëngulën që unë të mos bëhem karagjos se nusja po priste. Plaku donte të më priste me sëpatë. Policia ka ardhur, e kanë parë vendin e ngjarjes, ai u zhduk dhe nuk morën asnjë masë për të.
Mirela Milori: Pasi vjen Shkurta në shtëpi dhe ju nisët të jetonit bashkë. Gjithmonë ka qenë i dhunshëm ka qenë?
Halili: Gjithmonë ka qenë depresiv në familje.
Mirela Milori: Sa fëmijë jeni?
Halili: Unë kam dy motra njëra është e sëmurë me të meta mendore dhe njëra është e martuar në Kosovë. Babai ka ushtruar gjithmonë dhunë fizike dhe psikologjike, presione, shantazhe.
Mirela Milori: Po me nënën?
Halili: Edhe me nënën njësoj, por ia ka mësuar taktin, nuk ka nga të shkojë dhe ajo. /tvklan.al