12 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni disa mujor të policisë të koduar “Koordinimi”.
Hetimi për goditjen e kultivimit të kanabisit në zonat e Krujës u zhvillua me metoda special hetimi, thotë policia.
Arrest me burg në mungesë u vendos për 10 persona me inicialetHasan Kroje 35 vjeç, Glodjan Kroji 32 vjeç, Leonard Kroji 27 vjeç, Nazmi Maloku 40 vjeç, Ymer Maloku 25 vjeç, Ervin Leka 25 vjeç, Sajmir Zaja 39 vjeç, Avni Ferra 47 vjeç, Haxhi Mema 33 vjeç dhe Saba Sallaku 19 vjeç, banues në Krujë të gjithë banues në Krujë. Ndërsa në flagrancë u arrestuan dhe 2 të tjerë, me inicialet Glodjan Zaja 33 vjeç dhe Altin Kroji 39 vjeç, të dy banues në Krujë. Ky i fundit akohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi në banesë iu gjet një pistoletë.
Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 3 persona me iniciale Blerim Durma 30 vjeç, Ilir Kroje 49 vjeç dhe Leonard Dema 20 vjeç, banues në Krujë. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. /tvklan.al