Katër persona, familjarë me njëri-tjetrin, janë shpallur në kërkim në lidhje me një rast të kultivimit të kanabisit. Ngjarja është regjistruar në Kukës ku policia thotë se janë kultivuar 143 bimë narkotike kanabis.
“Nga hetimet e kryera janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi, shtetasit L. M., 49 vjeç, N. M., 44 vjeç (vëllezër), si dhe djemtë e 49-vjeçarit, shtetasit A. M., 23 vjeç dhe L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë. Vijon puna për kapjen e tyre”, njoftoi policia.
Gjatë kontrolleve në banesë, policia gjeti një automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Po ashtu nisi hetimi në gjendje të lirë për moskallëzim krimi për kryeplakun e fshatit dhe vëllain e tretë të dy personave të shpallur në kërkim. Ndërkohë një inspektor pyjesh do të hetohet për shpërdorim detyre./tvklan.al