Pak ditë pasi 120 artistë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit firmosën peticionin kundër nënshkrimit të kontratave të reja individuale, Mirela Kumbaro deklaron se kontratat e propozuara nga Ministria e Kulturës nuk nënkuptojnë largime nga puna.
Për Kumbaron reforma e nisur në institucionet e kulturës vjen edhe si kërkesë e vetë artistëve për të bërë kategorizimin sipas kontributit artistik.
Ditën e premte artistët e trupës së operas, baletit dhe orkestrës kërcënuan me grevë urie nëse kontratat e reja individuale nuk mbështeten të ajo kolektive, afati i së cilës skadon në 2017.
Të mërkurë pritet që ata ti drejtohen me një letër të hapur Presidentit të Republikës se këto kontrata me afat të përcaktuar nuk japin asnjë garanci për të ardhmen e tyre artistike në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
TV KLAN