Kristaq Kume, ekspert për çështjet e ligjit zgjedhor e konsideron të drejtë vendimin e marrë pak ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me referendumin mbi ndryshimet kushtetuese. Institucioni më i lartë që administron zgjedhjet votoi në shumicë, duke konsideruar kërkesën e komitetit për mbrojtjen e kushtetutës si një rast që tejkalon tagrin e KQZ-së për shqyrtim.

Një pikë që ish-kryetari i KQZ-së Kume, ndan të njëjtin qëndrim kur thotë se referendumet kushtetuese i trajton vetëm Gjykata Kushtetuese.

Kristaq Kume: “Derisa objekti që do trajtohen këto referendume ka të bëjë me amendimet e kushtetutës, pra ka të bëjë direkt me probleme të kushtetutës, ky është një referendum kushtetues. Në këto kushte unë e gjej me vendqëndrimin e KQZ”.

Por ndryshe e argumentojnë përfaqësuesit ligjorë të LSI të cilët të martën kanë marrë në dorë dhe vendimin e zbardhur të KQZ, mbi bazën e të cilit do ngrejë dhe ankimimin. Ilirian Muho, jep këtë logjikë për të mbështetur mendimin se popullit i takon e drejta të zhvillojë referendum të përgjithshëm në këtë rast edhe pse bëhet fjalë për kthim mbrapsht të amendimeve kushtetuese.

Ilirian Muho: “Vetëm në disa raste të caktuara, popullin nuk mund të zhvillohet referendum vetëm për disa çështje të caktuara dhe këto çështje emërtohen në nenin 151 pika 2 të Kushtetutës. S’ka të drejtë kufizim ndaj lirime të drejta themelor me buxhetin, me taksat, detyrime financiare, me deklarimin e luftës e tjerë që janë çështje të cilat nuk mund të shtrohen në asnjë referendum. Nëse do të ishte kështu atëherë do të emërtohej në këtë grup çështjesh edhe problemi në ndryshimet kushtetuese”.

Me zbardhjen e vendimit të KQZ-së pritet që komiteti për mbrojtjen e kushtetutës, të dorëzojë ankimimin e tij kushtetuese në fillim të javës që vjen./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Klodian Keçi