Kjo është kupa që do t’i dorëzohet ekipit kampion të Shqipërisë pas derbit Dinamo-Partizani. Nuk është trofeu i ligës së kampioneve pasi kushton vetëm 30 mijë lekë, por vlera e tij rritet duke menduar luftën e ashpër sportive mes skuadrave këtë sezon.
Kupa është e lartë 91 centimetër, e larë në argjend dhe peshon gati 10 kilogram. Ky trofe si dhe ai që iu dha Vllaznisë më 7 maj në Elbasan janë të krijuara në të njëjtën fabrikë ku prodhohen kupa të kampionatit italian dhe të Formula 1.
Rëndësia e ndeshjes së fundit mes ekipeve kryesuese, ka bërë që atë ta gjykojë një u huaj. Paolo Tagliavento është arbitri që do të drejtojë sfidën e rëndësishme Dinamo-Partizani. 35-vjeçari italian gjykon në seria A që prej sezonit 2003-2004.
Në jetën e përditshme arbitri Tagliavento është një parukier profesionist. Paolo Tagliavento është arbitër ndërkombëtar nga viti i kaluar./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku