“Unë e dua Tironën” është titulluar aktiviteti i organizuar në mjediset e Muzeut Kombëtar nga njësia bashkiake nr.10, me rastin e 64-vjetorit te çlirimit te kryeqytetit. Presidenti i Republikës Bamir Topi pjesëmarrës në këtë aktivitet foli me shqetësim për atë që ai e quajti si humbje të identitetit të Tiranës.
Bamir Topi: “Tirana ka drejtuar jetën e Shqipërisë, unë nuk e di për çfarë arsye, a për arsye politike, a për arsye biznesi, a për arsye injorance, ky qytet me vite, kur them me vite, me dekada ka filluar që të zhvishet nga identiteti.”
Ndërsa kreu i njësisë bashkiake nr.10, Gerti Bogdani vlerësoi ndihmën e qytetarëve të kësaj zone për transformimin e saj.
Gert Bogdani: “Sot jemi mbledhur së bashku dhe së bashku e kemi realizuar, sidomos ekspozitë me foto të vjetra të Tiranës që do shohim pak më vonë, sepse është puna jonë me pa diskutim mbështetjen dhe besimin tuaj.”
Në këtë aktivitet u shpërndanë certifikata mirënjohjeje për disa banorë të kësaj njësie për kontributin e tyre në fusha të ndryshme. Pjesëmarrësit patën rastin të vizitojnë më pas edhe ekspozitën me foto të vjetra të kryeqytetit./tvklan.al