Në Vlorë, u organizua një turne për Kupën “Lefter Millo”, në nderim të ish-futbollistit që u nda nga jeta në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti në Greqi.
Aktiviteti u organizua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit, ku morën pjesë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar si Vasil Ruci, Perlat Musta, Ledio Pano, Sulejman Demollari, Ilir Lame dhe shumë të tjerë. Gjithashtu mori pjesë dhe një ekip përfaqësues nga Larisa ku Millo ka kaluar disa vite të karrierës së tij.
Në një ceremoni të veçantë para nisjes së turneut, vëllait të Lefter Millos, iu dorëzua një kupë simbolike dhe fanella e Kombëtares kuqezi me numrin 11, ku shkruhej: Lefter Millo forever.
Ne karrierën e tij Lefter Millo luajti për Luftëtarin, Partizanin, ekipin Larisa në Greqi dhe Kombëtaren shqiptare. /tvklan.al