Marash Kumbulla është bërë pjesë e më të mirëve të javës së nëntë në La Liga. Sofascore e përfshiu në formacionin ideal pas golit dhe paraqitjes së bërë me Espanyol në fitoren 2 – 1 ndaj Mallorca.
Mbrojtësi i Kombëtares është titullar i padiskutueshëm tek ekipi katalanas ku u huazua për këtë sezon nga Roma.
Edhe në formacionin e javës në Turqi janë dy futbollistë të thirrur nga Sylvinho për ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti kanë marrë vlerësime për atë që treguan në fushë. Të dy janë përfshirë në ekipin më të mirë të javës së tetë.
Kjo tregon që janë në formë para përballjeve të Shqipërisë.
Tv Klan