Amerika voton, dhe është e pamundur të parashikohet kur do të përfundoje procesi i numërimit dhe shpalljes së Presidentit të Ardhshëm të SHBA. Mund të duhen orë apo ditë, për të zgjedhur mes zv.presidentes demokrate që mund të jetë e para gruan në krye të Shtëpise së Bardhë dhe ish-presidentit republikan që kërkon një rikthim.
Ndër 538, 270 janë votat e mjaftueshme për shpalljen e presidentit të ri amerikan. Votimet mbyllen fillimisht në orën 01.00 me orën tonë në 6 shtete, përfshirë Georgia, Kentucky, South Carolina, Vermont dhe Virginia.
Vota e fundit hidhet në Alaska ne orën 7 të mëngjesit të 6 Nëntorit me orën tonë. Pas një fushate elektorale të gjatë, ku pas 107 ditësh Harris e mbylli pikërisht në një prej shteteve të lëkundur që konsiderohet ndër më të rëndësishmit, në Pensilvani. Ndërsa Trump zgjodhi sërish Michigan, tjetër i ashtuquajtur Swing State, sikurse ka vepruar në të tre fushtatat elektorale presidenciale.
13 janë kontetë e 7 shteteve të lëkundur që mban pezull garën presidenciale. Një ndër më të rëndësishmet është ajo e Erie në veri të Pensilvanisë, që është edhe shteti me peshën më të madhe me 19 vota. Kjo konte me 270 mijë banorë, konsiderohet si një Ground Zero, pasi që prej vitit 2008 ka votuar gjithmone fituesin, përfshirë edhe fitoren e Joe Biden kundër Donald Trump me nje epërsi prej 1300 votash.
Klan News