Çmimi i ulët mund të jetë joshës, por këto pamje tregojnë se mund të keni pasoja të rënda dhe ndoshta të parikuperueshme. Mjekët në Britani kanë postuar foto të disa personave që u janë nënshtruar operacioneve për mbjelljen e flokëve, por pasoja janë të “frikshme”, raporton “Metro”.
Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë së Flokëve (ISHRS ) paralajmëron të gjithë ata që duan të bëjnë transplant të flokëve që të bëjnë kujdes me mjekët dhe klinikat që zgjedhin dhe të mos joshen nga çmimi i lirë.
Imazhet tregojnë burra dhe gra që kanë mbetur me lëndime nga operacionet. Kryetari i ISHRS, Dr Ricardo Meija tha:
“Taktikat e marketingut janë mashtruese, pasi ato tregojnë ekipe mjekësh profesionistë me dëshmi të shkëlqyera, por në realitet operacioni mund të bëhet nga dikush pa eksperiencë”
.
Ai bën me dije se kërkesa për transplantet e flokëve është shumë e lartë vitet e fundit. Organizata ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në mënyrë që qytetarët të mos shkojnë në klinika fantazëm.
Në Mbretërinë e Bashkuar ekziston një ligj i rreptë ku klinikat duhet të regjistrohen në Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe në Komisionin e Kujdesit. Megjithatë, ka shumë alternativa më të lira jashtë vendit, të cilat shpesh janë shumë më të rrezikshme. Vetëm javën e kaluar një burrë, 43 vjeç, vdiq pas një operacioni 12-orësh të transplantimit të flokëve në Mumbai të Indisë. Ai kishte paguar 5.400 £ për transplantin e flokëve, shkruan media britanike “Metro”.
/tvklan.al