Relikti i lashtë që thuhet se i ishte vendosur Jezu Krishtit në kryqëzimin e tij është kthyer në Katedralen e Notre Dame, 5 vite më vonë. Fatmirësisht, e ashtuquajtura “Kurora me gjemba” u shpëtua nga zjarri që përfshiu katedralen e Notre Dame.

Ajo u kthye në katedrale në një ceremoni të mbikëqyrur nga Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich. Fillimisht e mbajtur në Sainte Chapelle, ajo u zhvendos në vitin 1806 në Katedralen e Notre Dame, derisa në vitin 2019 katedralja 580-vjeçare u përfshi nga flakët. Gjatë kohës së restaurimit të Notre Dame kurora u ruajt në muzeun e Luvrit.

Katedralja rihapi dyert e saj më 8 Dhjetor, pas punimeve të gjera restauruese, ndërsa kurora me gjemba do të shfaqet për publikun deri më 10 Janar.

Në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame morën pjesë shumë liderë botërorë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

“Ne duhet ta vlerësojmë si thesar këtë mësim të brishtësisë, përulësisë dhe vullnetit,” tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë ceremonisë./tvklan.al