Mes krerëve të shteteve që do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales Notre Dame në Paris, është edhe Kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Katedralja Notre Dame rihapet 5 vite e gjysmë pasi u shkatërrua nga zjarri i vitit 2019.
Gjatë ceremonisë që do të mbahet në orën 19:00, shefi i Elizesë do të ketë mundësinë të mirëpresë Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Princin e Britanisë William dhe dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.
Para liderëve, Macron do të mbajë një fjalim ku pritet të nënvizojë vendosmërinë e autoriteteve franceze për të shpëtuar një nga ndërtesat më të famshme në botë.
Për shkak të erërave të forta, ceremonitë do të zhvillohen të gjitha brenda kishës.
Për garantimin e sigurisë edhe për shkak të pjesëmarrjes së personaliteteve botërore, autoritetet franceze forcuan masat e sigurisë jo vetëm rreth katedrales Notre Dame, por në gjithë Parisin.
Për rindërtimin e saj, zyra e Presidentit Macron bëri të ditur se nga e gjithë bota janë mbledhur më shumë se 840 milionë Euro, ndërsa pas rihapjes së saj Kisha Katolike pret që ajo të vizitohet nga mbi 15 milionë persona në vit.
Klan News