Kambanat e Katedrales së famshme të Parisit “Notre-Dame” kumbuan sërish mbrëmjen e kësaj të shtune, 5 vjet e gjysmë nga zjarri shkatërrues i vitit 2019. Tre trokitjet në portën e katerdarales nga Kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich shënjuan rihapjen ceremoniale të katedrales mitike të francezëve.

Ambienti madhështor, i shoqëruar nga himnet kishtare i shtoi ceremonisë mistikën e duhur për këtë tempull të shenjtë të Parisit. Të parët që u falënderuan brenda saj, ishin zjarrfikësit të cilët luftuan me flakët për shpëtimin e katedrales mbi 860-vjeçare.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në fjalën e tij shprehu mirënjohje për të gjithë ata që shpëtuan dhe ndihmuan në rindërtimin e monumentit ikonë.

“Sonte kambanat e Notre-Dam ranë përsëri dhe organoja është zgjuar. Muzika e shpresës, e njohur për parisienët, për Francën dhe për botën. Këmbanat e Notre-Dam po bien përsëri, ato që kanë shënuar orët të ditës dhe të historisë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin mbi 35 liderë botërorë si Presidenti i zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Princi i Britanisë së Madhe, Ëilliam dhe dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish. Me ftesë të Presidentit Makron ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja tij. Në një postim në rrjetet sociale, Rama kujton se edhe Shqipëria dha një ndihmë modeste për rindërtimin e saj.

Nga Kosova mori pjesë Presidentja Vjosa Osmani. Një moment i veçantë i është rezervuar Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili sapo hyri në katedrale është duartrokitur nga gjithë të pranishmit. Ilon Mask ishte gjithashtu i pranishëm. Për rindërtimin e Notre Dame u mblodhën më shumë se 840 milionë Euro nga e gjithë bota. Pas rihapjes ajo pritet të vizitohet nga mbi 15 milionë persona në vit.

Tv Klan