Në katedralen Notre-Dame në Paris u mbajt mesha e parë e Krishtlindjeve që kur u rihap, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit katastrofik.
Gjatë shërbimit, prifti Henry de Villefranche tha se katedralja shërbeu si një simbol i besimit, unitetit dhe shpresës.
“Duke festuar mishërimin e Zotit mes nesh, në Notre Dame që sapo është rihapur kjo festë sjellë plot shpresë si dhe besim për të gjithë.”
Nën sfondin e kërcënimeve nga sulmet terroriste, në katedralen Notre Dame u vendosën masa të rrepta sigurie.
Rreth 2,000 njerëz iu bashkuan meshës duke përfshirë dhe vizitorë të tjerë që kishin ardhur për të parë restaurimin e katedrales e cila u hap plotësisht për njerëzit nga e gjithë bota në 16 Dhjetor. 840 milionë Euro u dhuruan nga e gjithë bota për punën pesëvjeçare të restaurimit.
Notre Dame mirëpriti rreth 12 milionë vizitorë një vit para zjarrit, por pritet të ketë një shifër edhe më të lartë nga 14 deri në 15 milionë pas rihapjes, sipas autoriteteve.
Klan News