Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kurt Kola: “Këtë diabolizëm, ajo e konfirmoi me uljen drastike të numrit të të dënuarve nga diktatura komuniste, duke e zbritur nga 23 mijë në 9 mijë dhe ne e pyesim brigadierin e kooperativave Arben Malaj, sa është fatura përballë numrit 9 mijë të dënuar politikë? Numri që t’i pasqyron diabolizmin brenda shpirtit tënd, në qoftë se ti ke vërtet shpirt. Në këto kushte, kur demokracia dhe shteti ligjor dhunohen, ne e përbuzim vendimin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe njëkohësisht i kërkojmë presidentit të mos dekretojë këtë ligj diskriminues, ndryshe do të marrë mbi vete dhe institucionin që përfaqëson, përgjegjësi anti-kushtetuese, duke u bërë bashkëfajtor në dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut”./tvklan.al