Autori i vrasjes së dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në Tiranë është Përparim Ademi, 59 vjeç. Në këtë përfundim ka arritur Policia e Tiranës pas hetimeve paraprake lidhur me krimin e rëndë që tronditi kryeqytetin.

Po kush është autori i krimit të rëndë? Tvklan.al mëson se  autori dhe viktima janë nga Tiranë. Përparim Ademi kishte një martesë tjetër të ligjshme, por prej vitesh bashkëjetonte me viktimën Kristina Bardhi.

Ademi prej kohësh ishte shkëputur nga gruaja e tij, me të cilën kishte dhe fëmijë dhe jetonte me Bardhin.

Po ashtu dhe me bashkëjetuesen ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë 13 dhe 15 vjeç. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se  dy fëmijët e mitur kanë qenë dëshmitarë të këtij krimi të rëndë.

Ndërkohë mësohet se forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për kapjen e Ademit, i cili mendohet se po fshihet në pallatet afër vendit të krimit./tvklan.al