LDK insiston që buxheti të miratohet para zgjedhjeve
Gjykata Kushtetuese së shpejti pritet që të publikojë aktgjykimin e plotë të vendimit për rrëzimin e qeverisë Hoti. Para rreth një jave Kushtetuesja i ka vendosur për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi.
Pasi palëve tu dorëzohet aktgjykimi i plotë dhe I njëjti të publikohet në gazetën zyrtare atëherë menjëherë shpërbëhet parlamenti dhe presidentja në detyrë do të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ajo tashmë ka konsultuar partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Ndërkohë Kuvendi para publikimit të aktakuzës është mbledhur për të votuar buxhetin e shtetit për vitin 2020.
“Ky projektbuxhet po kërkohet të votohet që të mos bllokohen institucionet e vendit. Në mënyrë që jeta të vazhdoj pavarësisht që kemi hyrë në fushatë elektorale”.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoi nga deputetët që të votojnë pro buxhetit.
Pos mazhorancës, pro buxhetit të shtetit kanë premtuar se do të votojnë edhe deputetët Partisë Demokratike të Kosovës që është në opozitë.
Tv Klan