“Në një vit më shumë shkolla se në 100 vite”
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur të diskutojë online me të rinjtë buxhetin e kryeqytetit për 2021. Teksa i njohu me projektet u ndal tek shkollat e reja.
“Me projektin e 17 shkollave filluam një shkollë të re tek Njësia 8, po ashtu një shkollë tjetër te Fresku, po vazhdojmë me shkollën e re 9-vjeçare në Institutin Bujqësor dhe dy shkollat e tjera tek “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”. Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” te Parku Olimpik, si dhe dy shkolla në Qytetin Studenti, me të cilat zgjidhim përfundimisht çështjen e arsimit parauniversitar në Tiranë”
Sa i përket godinave të studentëve, kryebashkiaku beri me dije se ka nisur puna për ndërtimin e 8 konvikteve të Universitetit Bujqësor.
“Do shkojmë nga një Qytet Studenti i Kodër-Kamzës që akomodonte 150 vetë, në një Qytet Studenti që do akomodojë 2150 vetë. Ne besojmë se do të jenë gati për 12-13 muaj”, u shpreh ai.
Piramida e Tiranës është një tjetër projekt që do të marrë një sasi te konsiderueshme nga buxheti
“Besoj se fundvitin tjetër Piramida do të ketë mbaruar, por edhe ajo nuk do të jetë thjesht një shkollë kodimi. Ka mekatronikë, robotikë, realitete virtuale, realitete të augmentuara, montazh, audio, video, animacion, etj”.
Në 2022 Tirana pritet të marrë edhe titullin Kryeqyteti Evropian i Rinisë.
Tv Klan