Plotësohet kushti që socialistët kanë vendosur për t’u kthyer në parlament. Të hënën Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të për situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Kjo seancë duket se do të jetë dhe  saanca që do të shënojë fundin e bojkotit parlamentar të socialistëve. Kryesocialisti Rama po edhe Ilir Beqja, një ditë më parë në emisionin “Top Story” në Top Channel, kanë deklaruar se do të jenë në kuvend vetëm në rast të një séance të jashtëzakonshme për përmbytjet në Shkodër.

Vetë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar letër çdo njërit prej deputetëve të Partisë Socialiste, ku i kërkon të ndërpresin bojkotin dhe të shkojnë në parlament. Në tekstin e letrës i cili është i njëjtë për të 64 deputetët e pa betuar socialistë, kryeparlamentarja përveç thirrjes së përsëritur tashmë për të hyrë në sallën e Kuvendit, çka do të bënte të vlefshme dhe mandatin e tyre të fituar në 28 qershor, i informon se ditën e hënë do të zhvillohet një seancë debat për përmbytjet në Qarku e Shkodrës.

Të pyetura nga televizioni Klan se kush do të jetë vendimi i tyre në krye të kërkesë së kryparlamentares Topalli, deputetët Arta Dade dhe Eglantina Gjermeni, kanë bërë këto deklarata.

Eglantina Gjermeni: “E para njëherë duhet të marr letrën që ta lexoj dhe më pas të kem mundësi të prononcohem për këtë, por sërish vendimi duet të jetë institucional edhe politik i gjithë grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vetëm në rast se ka ndonjë seancë të jashtëzakonshme për situatën me përmbytje”.

Arta Dade: “Do të ishte mirë që znj. Topalli ta bënte detyrën e saj si spikere e parlamentit dhe marrëdhëniet e saj me deputetët nuk janë individuale por janë institucionale”.

Në letrën që Topalli i ka nisur këtë të premte deputetëve socialist, i informon gjithashtu mbi atë që parashikon Kushtetuta në rastet e një bojkoti të zgjatur, siç është rasti i tyre dhe tekstualisht Topalli citon nenin 71 pika 2 të Kushtetutës, ku mes të tjerave thuhet, se mandate i deputetëve mbaron ose bëhet i pa vlefshëm kur: a) kur nuk bëhet betimi dhe d) kur mungon pa asnjë arsye për 6 muaj rresht në parlament.

Në datën 6 mars shkruan Topalli, mbushen 6 muaj nga mbledhja e parlamentit në legjislaturën e 18-t. Kryeparlamentarja i informon deputetët socialistë mbi datat e seancave parlamentare, nga janari deri më 6 mars, duke i kërkuar që brenda kësaj periudhe ata ti drejtohen kuvendit, në mënyrë që mos bëjnë të pavlefshëm mandatin e tyre, për shkak të mosbetimit në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta. Pa kësaj vendimi i takon vet deputetëve socialist për të respektuar detyrimin e tyre kushtetues, por nëse do t’i përmbahen deklaratave të bëra nga vet ata, atëherë seance e së hënës do të shënojë dhe fundin e marrëdhënieve të kushtëzuara me parlamentin./tvklan.al