Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 125 vite burg 17 personat e përfshirë në laboratorin e heroinës në Brenog të Hasit. Admir Hoxha i cilësuar kreu i grupit kriminal që merrej me prodhimin dhe trafikun e heroinës u dënua me 12 vite burg në mungesë, pasi në asnjë moment nuk është gjetur nga policia.
Ndërsa Altin Avdyli që njihet si kreu i grupit të Avdylajve, është dënuar 6.8 vite burg.
Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, gjykata e ka dënuar me 8.8 vite burg.
Sipas vendimit të gjykatës, të gjithë të dënuarit janë përfshirë në role të caktuara në trafikim të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, si edhe për përgatitjen e heroinës në laboratorin e ndërtuar në fshatin Brenog të Hasit. Laboratori u zbulua në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”, në Tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.
Vendimet e GJKKO:
Admir Hoxha 12 vite
Gjevi Ndoka 8.8 vite
Altin Avdyli 6.8 vite
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8.8 vite
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10.8 vite
Orges Jahoelezi 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli 4.8 vite
Mario Zeqiri 4.8 vite
Elton Shehaj 4.8 vite
Ardit Gjyriqi 4.8 vite
Hekuran Hoxha 10.8 vite
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vite
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite
TV Klan