Lezha nuk është vetëm një vend i bekuar me një natyrë të stolisur dhe të pasur me traditë e histori, por është edhe një ndër vendet më të lakmuara nga turistët.
Për periudhën Janar-Korrik 2024, numri i vizitorëve në zonën e mbrojtur të Vainit ka arritur rreth 7 800.
“Ndërsa të huaj janë 673 vizitorë. Janë kryesisht nga Franca ,Gjermania, Austria, Zvicra”, tha Besiona Simoni, përgjegjëse e vizitorëve, Laguna Kune Vain.
Ky rezervat natyror është një nga atraksionet turistike më të rëndësishme të rajonit të Lezhës e më gjerë kryesisht për të huajt.
Me një llojshmëri të lartë habitatesh dhe biodiversitet të pasur të grupeve të florës dhe faunës, vlerat arkeologjike, bujqësinë, peshkimin, kjo lagunë është një potencial i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe eko-turizmit.
Tv Klan