Aleanca Atlantike priti për të parën herë në historinë e saj Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Në një konferencë shtypi me Havier Solanën, Kofianan ka deklaruar se ata nuk do të lejojnë përsëritjen e një Bosnje të dytë. Por, luftimet në Kosovë vazhdojnë.
Hetuesja e lartë e OKB-së për krimet e luftës, Luis Arbor, shprehu dyshimin nëse përpjekjet e deritanishme diplomatike janë rruga më e mirë për një zgjidhje të krizës në Kosovë. Ajo theksoi se ende nuk ka dijeni për historinë e vrasjeve të Reçakut por është e vendosur të zhvillojë hetimet në vend./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori