Fillon sot në mesditë aventura e skuadrës shqiptare në prag të takimeve ndërkombëtare për Eliminatorët e Kampionatit Europian të Futbollit për EURO 2000 kur të Shtunën dhe të Mërkurën e ardhshme do të ketë përballë në “Qemal Stafa” përfaqësuesit e Norvegjisë dhe Sllovenisë. I pyetur për Tv Klan se si e pret këtë ndeshje, Hafizi trajneri i Kombëtares tregon:

Astrit Hafizi: Normalisht është një ndeshje mjaft e vështirë për ne dhe një test i mirë i skuadres sonë ne… kemi të bëjmë me një skuadër e cila kryeson grupin tonë, një skuadër mjaft e mirë dhe e njohur për nivelet që ka kjo skuadër. Dhe shpresoj që të kënaqen sadopak për interesimin e madh që kanë sportdashësit në këtë ndeshje.

Gazetari: Do të ketë probleme në ardhjen e lojtarëve?

Astrit Hafizi: Jo, deri në këto momente që flasim nuk ka ndonjë problem. Skuadrat do të paraqiten gjithë në orën 6 pasdite në hotel, shpresojmë që ardhja e tyre mos të ketë probleme dhe nga mënyra e lëvizjes së avionëve.

Gazetari: Norvegjia ka fituar mbrëmë, përbën për ju një moment ose një rrezik kjo fitore?

Astrit Hafizi: Jo, për neve është pozitive fitorja duke pasur parasysh
që ne kemi të bëjmë në objektivin tonë me skuadra të tjera të grupit, sepse unë mendoj që pak a shumë Norvegjia është skuadra që ka dalë në grup edhe kjo na krijon një mundësi që me ndeshjet që kemi, dhe me një ndeshje edhe mangut që kemi me Slloveninë, të kemi shanse për tu afruar sa më tepër në vendet e mira në tabelën e klasifikimit./tvklan.al