Tronditet sërish qyteti i Shkodrës.
Një konflikt për një shtesë pallati është bërë shkak për humbjen e një jete, orët e vona të së premtes.
40 – vjeçari Ilir Aliaj, me profesion mjek, u qëllua për vdekje në sy të familjes së tij, në lagjen “Qemal Stafa” ku dhe banonte. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është 26 – vjeçari Dritan Ymeri, i cili jetonte në një pallat me viktimën.
Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe rrethuan banesën, ku edhe priten të ndërhyjnë për arrestimin e Ymerajt.
Burime për tvklan.al thanë se mjeku po shtonte një gjysmë kati në pallatin ku jetonte sëbashku me autorin e krimit. Fqinjët mësohet se kishin pasur konflikte të përsëritura për këtë çështje.
Fillimisht ata janë përplasur verbalisht, e më pas 26 – vjeçari ka marrë armën duke qëlluar në drejtim të Aliaj, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithçka mësohet se ka ndodhur në prani të bashkëshortes dhe djalit të viktimës./tvklan.al