#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 1 Dhjetor 2022

Rama Masat për 6 Dhjetorin s’diskutohen. Opozita s’e merr dot peng vendin e Samitit.

Masat e marra per samitin e Bashkimit Europian qe do te mbahet me 6 dhjetor ne Tirane nuk jane te negociueshme. Kryeministri Rama thote se me protesten e saj opozita kerkon te marre peng vendin dhe samitin.

Berisha: Nuk e lëshojmë bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’. Protesta jonë, madhështore e paqësore.

Por kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha kembengul se protesta e opozites do te zhvillohet ne bulevardin “Deshmoret e Kombit. Ai garanton se ajo do te jete madheshtore dhe teresisht paqesore.

Presidenti gjerman, Steinmeier, vizitë në Tiranë: Bashkëpunoni për integrimin e reformat.

Presidenti gjerman, Shtajnmajer vizitoi sot Tiranen. Ai vleresoi ecurine e Shqiperise dhe rolin e saj ne organizmat nderkombetare, si dhe kerkoi nga mazhoranca dhe opozita qe te bashkepunojne per procesin e integrimit dhe reformat.

Vrasësi i Briken Sanajt, jashtë Shqipërisë. E thuri planin në një lokal në Lezhë.

Vladimir Kola i dyshuar si vrasës i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” u largua nga Shqiperia vetëm tre ditë pas ngjarjes. Plani për ekzekutimin e 39-vjeccarit dyshohet se u thurr në një lokal në zonën e Lezhës ku Kola u takua me dy shtetasit nga Kosova.

Krimi i dyfishtë në Prishtinë, motra e viktimës: Kishim kërkuar mbrojtje nga policia.

Vrasja e dyfishtë e ndodhur një natë më parë në Prishtinë ishte një krim I paralajmëruar. Motra e viktimës thotë se ish-bashkëshorti e kërcënonte vazhdimisht dhe se ajo kishte një urdhërmbrojtje prej tij, por që institucionet dështuan ta zbatojnë

Limaj kritikon ashpër Kurtin për fjalimin e 28 Nëntorit: Kërkon të përmbysë historinë.

Fjalimi i Albin Kurtit në parlamentin shqiptar në 110 vjetorin e pavarasisë është kritikuar ashper nga kryetari i partisë “Nisma”, Fatmir limaj. Ai e akuzon Kurtin per patriotizëm të genjeshtert dhe se kërkon të përmbysë historinë.

Australia në festë pas kalimit të grupeve në Botëror. Meksika, pa trajner pas kualifikimit.

Kualifikimi i Australisë mes 16 ekipeve më të mirë të Botërorit pas 16 vitesh solli festë të mëdha në Melburn. Me mijëra qytetarë u mblodhën disa orë pas mesnate në sheshin kryesor të qytetit ndërsa festuan deri në orët e para të mëngjesit.

/tvklan.al