#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 1 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 1 Dhjetor 2022

Rama Masat për 6 Dhjetorin s’diskutohen. Opozita s’e merr dot peng vendin e Samitit.

Masat e marra per samitin e Bashkimit Europian qe do te mbahet me 6 dhjetor ne Tirane nuk jane te negociueshme. Kryeministri Rama thote se me protesten e saj opozita kerkon te marre peng vendin dhe samitin.

Serbia bojkoton samitin. Vuçiç: Shkak, emërimi i Rashiç në qeverinë e Kosovës.

Serbia vendos të bojkotojë samitin e 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet ne Tirane. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se shkak është bërë qendrimi I butë që ka mbajtur Brukseli ndaj emërimit të Nenad Rashiç në qeverinë e Kosovës

Presidenti gjerman, Steinmeier, vizitë në Tiranë: Bashkëpunoni për integrimin e reformat.
Presidenti gjerman, Shtajnmajer vizitoi sot Tiranen. Ai vleresoi ecurine e Shqiperise dhe rolin e saj ne organizmat nderkombetare, si dhe kerkoi nga mazhoranca dhe opozita qe te bashkepunojne per procesin e integrimit dhe reformat.

Vrasësi i Briken Sanajt, jashtë Shqipërisë. E thuri planin në një lokal në Lezhë.
Vladimir Kola i dyshuar si vrasës i Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” u largua nga Shqiperia vetëm tre ditë pas ngjarjes. Plani për ekzekutimin e 39-vjeccarit dyshohet se u thurr në një lokal në zonën e Lezhës ku Kola u takua me dy shtetasit nga Kosova.

Krimi i dyfishtë në Prishtinë, motra e viktimës: Kishim kërkuar mbrojtje nga policia.
Vrasja e dyfishtë e ndodhur një natë më parë në Prishtinë ishte një krim I paralajmëruar. Motra e viktimës thotë se ish-bashkëshorti e kërcënonte vazhdimisht dhe se ajo kishte një urdhërmbrojtje prej tij, por që institucionet dështuan ta zbatojnë

Limaj kritikon ashpër Kurtin për fjalimin e 28 Nëntorit: Kërkon të përmbysë historinë.

Fjalimi i Albin Kurtit në parlamentin shqiptar në 110 vjetorin e pavarasisë është kritikuar ashper nga kryetari i partisë “Nisma”, Fatmir limaj. Ai e akuzon Kurtin per patriotizëm të genjeshtert dhe se kërkon të përmbysë historinë.

Gjermania dhe Belgjika, mbeten jashtë botërorit. Surprizojnë Japonia dhe Maroku që shkojnë më tej.Gjermania dhe Belgjika mbeten jashtë botërorit. Gjermanët u eliminuan pavarësisht fitores me Kosta Rikën, ndërsa belgët nuk shkuan dot me shume se një barazim me Kroacinë. Surprizojnë Japonia dhe Maroku që kalojnë më tej
/tvklan.al