#lajme, #edicioniinformativ ora 23:25 data 1 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 1 Nëntor 2023
Tv Klan zbulon propozimin e Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbis. Drafti, i pranuar nga të gjitha palët
Zbulohet propozimi i kryeministrit Rama për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Drafti i siguruar nga Tv Klan përfshin mënyrën e krijimit, funksionimit dhe kontrollit te bashkësisë se komunave serbe dhe që është pranuar nga te gjitha palët.
Përplasje në Kuvend, PD tenton të bllokojë buxhetin. Kallëzime penale nga të dyja palët
Demokratët bllokojnë për disa orë prezantimin e projekt-buxhetit, ndërsa socialistët e zhvillojnë mbledhjen online. Berisha thotë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave, teksa të dyja palët bëjnë kallëzime në SPAK për dhunën.
Balla: Rritim sërish pagat për policinë në 2024. Numri i lartë i turistëve çertifikoi Shqipërinë si vend i sigurt
Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi se për punonjësit e policisë do të ketë rritje pagash edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Balla foli edhe për sezonin turistik duke u shprehur se fluksi i kësaj vere e certifikoi Shqipërinë si vend të sigurt.
9 vite burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, emigranti shqiptar iton lirinë në Greqi
Zbardhet pas 9 vitesh vrasja e shtetaseje rumune në një ishull të Greqisë për të cilën ishte dënuar me burgim të përjetshëm bashkëjetuesi i saj shqiptar. Falë provave të reja u provua pafajësia e shqiptarit që më në fund rifitoi lirinë.
9 vite burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, emigranti shqiptar fiton lirinë në Greqi
Banka e Shqipërisë rriti në 3.25 për qind normën bazë e interesit. Guvernatori, Gent Sejko thotë se kjo është një masë e nevojshme për ta kthyer inflacionin në objektiv dhe per te ruajtur fuqinë blerëse të familjeve shqiptare
Hapet korridori për evakuimet nga Gaza në Egjipt. Pritet të largohen mbi 500 shtetas të huaj.
Për herë të parë nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit është hapur pika kufitare mes Gazës dhe Egjiptit për kalimin e shtetasve të huaj dhe të palestinezëve të plagosur. Evakuohen 300 persona, ndërsa parashikohet të largohen mbi 500 të huaj.
/tvklan.al