#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Prill 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 1 Prill 2023

Kapet 41.7 kg heroinë në Tiranë, pranga 31-vjeçarit. Në kërkim bashkëpunetori i tij

Mbi 41 kilogram heroinë u sekuestrua nga policia në një operacion të zhvilluar në Tiranë. Në flagrancë u kap një 31 vjeçar nga Kurbini, ndërsa në kërkim u shpall një bashkëpunëtor i tij. Droga u gjet në një makinë e ndarë në 62 pako.

38 makina të vjedhura në 3 muaj. Dyshime se mund të përdoren nga grupet kriminale

Vjedhja e automjeteve po shqetëson policinë, pasi në mjaft raste ato përdoren në atentate të organizuara nga grupet kriminale. Te dhënat e policisë tregojnë se në 3 muajt e parë të këtij viti janë vjedhur 38 makina në të gjithë vendin.

15 orë në qeli për shqiptarin me çaj mali në Britani. Reagon Rama

Shkakton reagime mbajtja për 15 orë në qeli e një shqiptari në Britaninë e madhe vetëm sepse kishte çaj mali me vete. Kryeministri Rama thotë se ata që kryen aktin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe fton homologun e tij Rishi Sunak të reagojë.

Berisha: Rama diskriminon veriun. Rruga e Arbrit mbahet peng nga hidrocentrali

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi nga Dibra kryeministrin Rama se po diskriminon veriun. Berisha tha se projekti i hidrocentralit të Skavicës është korruptiv dhe se po mban peng përfundimin e Rrugës së Arbrit.

Elbasan – Qafe Thanë, gati traseja e lotit të parë. ARRSH: Punimet, sipas parashikimeve

Punimet për autostradën e re Elbasan – Qafe Thanë janë realizuar ne masën 90% për lotin e parë të saj. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se është hapur traseja në 5 kilometra dhe se gjithçka po ecën sipas parashikimeve.

Papa Françesku del nga spitali. Mesazhi i parë: Jam ende gjallë

Siç ishte parashikuar, Papa Françesku la sot spitalin Xhemeli të Romës ku ishte shtruar prej së mërkurës. Ati i shenjtë u tha me shaka besimtarëve që interesoheshin për shëndetin e tij, se ishte ende gjallë/tvklan.al