#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 10 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 10 Shkurt 2023
Protesta e opozitës, Berisha: S’përjashtohet asnjë skenar. 1 mijë policë në gatishmëri
Opozita proteston neser per largimin e kryeministrit Rama, te cilin e akuzon si te perfshire ne ceshtjen McGonigal. Berisha thote se protesta do te jete paqesore, por nuk perjashton asnje skenar. Policia vendos ne gatishmeri 1 mije forca.
Damian Gjiknuri në SPAK, pyetët mbi padinë e tij për tenderin e ‘’Tiranë-Elbasan’’.
Damian Gjiknuri, deshmon ne SPAK per tenderin e rruges Tirane – Elbasan. Ai dha shpjegime per parregullsite e gjetura prej tij kur drejtonte Ministrine e Infrastruktures, ne baze te te cilave ai beri nje kallzim ne vitin 2017.
Tentuan të pastrojnë 18 milionë Euro, SPAK kërkon 16 vjet burg për bashkëpunëtorët e Taçit.
Prokuroria e Posacme kerkon 16 vjet e 8 muaj burg ne total per Bledar Lilon e Artur Ballen, te akuzuar se, ne bashkepunim me Rezart Taçin, tentuan te pastrojne 18 milione euro te nje biznemeni italian te lidhur me Cosa Nostra-n.
Arrin në 23 700 numri i viktimave të tërmetit. Qeveria shqiptare shpall të hënën ditë zie.
Arrin ne 23 700 numri viktimave te termetit qw goditi Turqine dhe Sirine. Ekipet emergjencave vazhdojne te nxjerrin persona qe kane mbijetuar prej 110 oresh. Qeveria shqiptare shpall të hënën ditë zie në shenjë dhimbje për tragjedinë
Më pak lindje në Shqipëri në 2022. Rënia më e madhe në qarkun e Korçës.
Korca eshte qarku me renien me te madhe te lindshmerise per vitin 2022, ndersa Shkodra me renien me te ulet. Te dhenat e Institutit te Statistikave flasin per nje renie te lindjeve ne mbare vendin.
Pranga eurodeputetit belg Marc Tarabella. Akuzohet se u përfshi në ‘’QatarGate’’.
Policia belge arrestoi eurodeputetin Mark Tarabela, te cilit iu hoq imuniteti javën e kaluar pasi dyshohet se eshte perfshire në skandalin e korrupsionit «Qatar Gate». Deri tani, 4 persona janë nën arrest për këtë aferë.
/tvklan.al