Muralja e Diego Armando Maradona në Napoli është bërë vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali, përpara gërmimeve të Pompeit dhe pas vetëm Koloseut. Sipas mediave italiane, portreti i legjendës së futbollit botëror ka pritur mbi 6 milionë turistë.
Popullariteti i kësaj zone vërtetohet edhe nga rritja e dukshme ekonomike. Në perimetrin e një kilometrik katëror ka një rritje prej 6.5% krahasuar me vitin 2021. Muralja i vendosur në një prej rrugëve kryesore të Napolit dhe i krijuar nga Mauro Filardi në vitin 1990, ka qenë gjithmonë një vend adhurimi për tifozët e Napolit, por që nga vdekja e “Pibe de Oro”, në vitin 2020, është bërë një objekt i kërkuar prej tifozëve nga e gjithë bota.
Legjenda e futbollit Diego Maradona, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave vdiq në moshën 60-vjeçare. Ish-mesfushori dhe trajneri i Argjentinës për një kohë të shkurtër pësoi atak në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires. Maradona ishte kapiten kur Argjentina fitoi Kupën e Botës 1986, duke shënuar golin e famshëm Dora e Zotit kundër Anglisë në çerekfinale, teksa me fanellën e Napolit shënoi gola të shumtë, kurorëzuar me titullin kampion të Italisë.
Klan News