Vota e emigrantëve duket se do të jetë “leva e Arkimedit” për partitë në zgjedhjet parlamentare të 2025, pasi dy forcat e mëdha kanë nisur që tani fushatën e tyre me diasporën.

Pas Anglisë, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim online me emigrantët shqiptarë në Greqi. Ai kërkoi një pjesëmarrje masive të tyre në zgjedhjet parlamentare.

“Ju ftoj të angazhoheni në këtë fushatë, në të cilën vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e saj. Ju dhe emigrantët e tjerë nga të gjitha vendet, por para së gjithash duhet të angazhohemi për pjesëmarrje masive në votime. Roli juaj është i pazëvendësueshëm, është përcaktues”, tha ai.

Berisha fajësoi qeverinë e kryeministrit Rama sa i përket paktit detar, pasi Greqia sipas tij, shfrytëzoi të drejtën e traktatit dhe kaloi në 12 milje.

Akuzë tjetër e tij ndaj kundërshtari te tij politik edhe ajo për marrëdhëniet e tensionuara me Athinën zyrtare edhe për shkak të Fredi Belerit.

Tv Klan